1Komisioni i Pavarur Ad Hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë përbëhet nga:
aAvokati i Popullit;
bKryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi;
cdy avokatë, më i riu dhe më i vjetri në moshë ndër avokatët që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që nuk kandidojnë dhe që janë angazhuar gjatë 5 viteve të fundit në mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës ose në Shkollën e Avokatisë.
çnjë anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave nga shkencat shoqërore.
2Avokati i Popullit është kryetari i Komisionit të Pavarur Ad Hoc. Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është zëvendëskryetar i komisionit.
3Pjesëmarrja në mbledhjen e komisionit për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të prokurorisë është e detyrueshme. Anëtarët që mungojnë zëvendësohen nga anëtarët zëvendësues, të cilët zgjidhen sipas parashikimeve të nenit 123 të këtij ligji.
4Mbledhja e komisionit zhvillohet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.