PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 122: Funksioni dhe përgjegjësitë e Komisionit të Pavarur Ad Hoc

1Komisioni i Pavarur Ad Hoc është organ i pavarur që bën verifikimin paraprak të kushteve ligjore, vlerësimin paraprak të kritereve profesionale e morale dhe renditjen e avokatëve që kandidojnë për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

2Komisioni i Pavarur Ad Hoc i përmbush funksionet e tij duke respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor dhe me qëllimin për të siguruar cilësi sa më të lartë profesionale dhe morale në përbërjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

3Komisioni i Pavarur Ad Hoc kryen procedurë të përbashkët për verifikimin paraprak të dy kategorive të kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë në rast të krijimit të vendeve vakante për Këshillat në të njëjtën kohë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment