PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 123: Zgjedhja e anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të Komisionit të Pavarur Ad Hoc

1Jo më vonë se 2 ditë nga dita e paraqitjes së shprehjeve të interesit dhe regjistrimit të kandidatëve, Avokati i Popullit i kërkon Dhomës Kombëtare të Avokatisë listën e avokatëve që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 117, shkronjat “c” deri në “e”, për të qenë anëtarë të Komisionit të Pavarur Ad Hoc, sipas parashikimeve të nenit 121, pika 1, të këtij ligji. Dhoma Kombëtare e Avokatisë dërgon listën brenda 5 ditëve nga data e kërkesës.

2Avokati i Popullit, pas shqyrtimit të listës së avokatëve për plotësimin e kritereve të parashikuara në nenin 117, të këtij ligji, fton më të riun në moshë dhe më të vjetrin në moshë ndër ta që të shërbejnë si anëtarë të Komisionit të Pavarur Ad Hoc. Nëse një ose të dy avokatët e ftuar nuk pranojnë të shërbejnë si anëtarë të Komisionit të Pavarur Ad Hoc, Avokati i Popullit kryen të njëjtën procedurë me kandidatët që pasojnë në listë, sipas kriterit të moshës. Avokati i Popullit cakton edhe 2 anëtarë zëvendësues, sipas së njëjtës procedurë dhe në bazë të të njëjtit kriter.

3Avokati i Popullit, jo më vonë se 2 ditë nga dita e shprehjes së interesit, i kërkon Akademisë së Shkencave dërgimin e listës me emrat e anëtarit dhe anëtarit zëvendësues për Komisionin e Pavarur Ad Hoc.

4Jo më vonë se 5 ditë nga dita e dërgimit të shkresës së Avokatit të Popullit, Akademia e Shkencave i dërgon Avokatit të Popullit listën me emrat e anëtarëve, të cilët zgjidhen me shumicë të thjeshtë nga Asambleja e Akademisë së Shkencave.

5Në rast se në përfundim të afatit të parashikuar në këtë nen, Avokati i Popullit nuk ka ushtruar përgjegjësitë e tij, ato ushtrohen nga zëvendëskryetari i Komisionit Ad Hoc. Mosushtrimi i kompetencave, sipas këtij neni, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, përbën shkelje disiplinore për Avokatin e Popullit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment