PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 124: Thirrja e mbledhjes të Komisionit të Pavarur Ad Hoc

1Jo më vonë se 10 ditë nga dita e paraqitjes së shprehjeve të interesit dhe regjistrimit të kandidatëve Avokati i Popullit thërret mbledhjen e Komisionit të Pavarur Ad Hoc.

2Thirrja e mbledhjes së komisionit bëhet përmes shpalljes në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit dhe i dërgohet secilit prej anëtarëve në adresën elektronike të deklaruar dhe me postë.

3Thirrja e mbledhjes tregon datën, vendin dhe orën e mbledhjes.

4Në rast se në përfundim të afatit të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, Avokati i Popullit nuk ka ushtruar përgjegjësitë e tij, ato ushtrohen nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment