1Pjesëmarrja në Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor është e detyrueshme.
2Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvillohet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.
3Numri i pjesëmarrësve në Mbledhjen e Përgjithshme shënohet në një listë emërore të nënshkruar nga të gjithë të pranishmit.