1Komisioni i Pavarur Ad Hoc, pas shpalljes zyrtarisht të kandidaturave, të cilat plotësojnë kushtet ligjore, mblidhet menjëherë për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve dhe bën renditjen e tyre jo më vonë se 10 ditë.
2Kandidatët, të cilët kanë fituar të drejtën për të kandiduar me vendim të gjykatës, sipas nenit 130, të këtij ligji, vlerësohen bashkë me kandidatët e tjerë.
3Këshilli qëndron i mbledhur deri në përfundim të procesit të vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve.