1Në përfundim të procesit të votimit, anëtarët e komisionit të votimit hapin kutinë në prani të të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Personelit Akademik ose të Këshillit Pedagogjik që marrin pjesë në mbledhje. Njëri nga anëtarët e komisionit të votimit lexon me zë të lartë rezultatin e secilës fletë votimi dhe rezultatin e votimit.
2Votat që gjykohen të pavlefshme rivlerësohen në fund të procesit të numërimit. Në rast mosmarrëveshjeje mes anëtarëve të komisionit të votimit për vlefshmërinë e votave, vendimet merren në fund të procesit të rivlerësimit me shumicën e votave. Votat që gjykohen të vlefshme në fund të procesit të rivlerësimit u shtohen kandidatëve përkatës.
3Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:
afleta e votimit nuk ka të njëjtat elemente të miratuara nga komisioni i votimit;
bnë fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të kandidatëve;
cështë votuar për më shumë se një nga kandidatët;
çnuk është votuar për asnjë nga kandidatët;
dnuk është e qartë se për cilin kandidat është votuar;
dhështë votuar për një person që nuk është regjistruar si kandidat në fletën e votimit.
4Në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit të votave, anëtarët e komisionit të votimit hartojnë një procesverbal, i cili tregon numrin e pjesëmarrësve, të votave të hedhura, numrin e votave të pavlefshme, në qoftë se ka të tilla, numrin e votave për çdo kandidat dhe emrat e kandidatëve të përzgjedhur. Rastet e mosmarrëveshjeve për vlefshmërinë e votave dhe mënyra e zgjidhjes së tyre shënohen në procesverbal. Në procesverbal shënohet edhe numri i fletëve të votimit që janë zëvendësuar për shkak të dëmtimit.
5Në përfundim të procesit të votimit quhen të përzgjedhur kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në qoftë se dy ose më shumë kandidatë kanë marrë të njëjtin numër votash, fituesi përcaktohet me short midis tyre.
6Procesverbali origjinal që tregon numrin e pjesëmarrësve në mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik ose të Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës, numrin e votave dhe rezultatin e numërimit të votave, i nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisionit të votimit, i dërgohet menjëherë, sipas rastit, rektorit të IAL-it ose Kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
7Vendimet me rezultatin e zgjedhjeve dhe shpalljen e fituesve, çdo vendim i ndërmjetëm dhe procesverbali nënshkruhen nga anëtarët e komisionit të votimit. Vendimet njoftohen publikisht në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së Personelit Akademik ose të Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës.