1Ankimet për shkelje të procedurës që lidhen me thirrjen e mbledhjes, verifikimin e pjesëmarrjes, të votimit, numërimit të votave, të konstatimit dhe shpalljes e pavlefshmërisë dhe shpalljen e rezultatit gjatë mbledhjes së Asamblesë së Personelit Akademik për IAL-et ose të Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës, bëhen pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
2Gjykata Administrative e Apelit vendos brenda 7 ditëve nga dita e dorëzimit të ankimit. Gjykata mund të vendosë përsëritjen e mbledhjes së Asamblesë së Personelit Akademik dhe të Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës vetëm në qoftë se shkeljet procedurale të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, vërtetohen se janë të tilla që kanë ndikuar ose mund të kishin ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Vendimi i saj është përfundimtar dhe i formës së prerë.
3Në rast se Gjykata Administrative e Apelit vendos përsëritjen e zgjedhjeve, ato zhvillohen jo më vonë se 7 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.