PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 149: Numërimi i votave dhe shpallja e rezultatit

1Në përfundim të procesit të votimit, anëtarët e komisionit të votimit hapin kutinë në prani të të gjithë pjesëmarrësve në mbledhje. Njëri nga anëtarët e komisionit të votimit lexon me zë të lartë rezultatin e secilës fletë votimi dhe rezultatin e votimit.

2Votat që gjykohen të pavlefshme rivlerësohen nga komisioni i votimit në fund të procesit të numërimit. Në rast mosmarrëveshjeje mes anëtarëve të komisionit të votimit për vlefshmërinë e votave, vendimet merren në fund të procesit të rivlerësimit me shumicën e votave. Votat që gjykohen të vlefshme në fund të procesit të rivlerësimit u shtohen kandidatëve përkatës.

3Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:

afleta e votimit nuk ka të njëjtat elemente të miratuara nga komisioni i votimit;

bnë fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të kandidatëve;

cështë votuar për më shumë se një nga kandidatët;

çnuk është votuar për asnjë nga kandidatët;

dnuk është e qartë se për cilin kandidat është votuar;

dhështë votuar për një person që nuk është regjistruar si kandidat në fletën e votimit.

4Në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit të votave, anëtarët e komisionit të votimit hartojnë një procesverbal, i cili tregon numrin e votave të hedhura, numrin e votave të pavlefshme, në qoftë se ka të tilla, numrin e votave për secilën kategori kandidatësh, numrin e votave për çdo kandidat dhe emrat e kandidatëve të përzgjedhur. Rastet e mosmarrëveshjeve për vlefshmërinë e votave dhe mënyra e zgjidhjes së tyre shënohen në procesverbal. Në procesverbal shënohet edhe numri i fletëve të votimit që janë zëvendësuar për shkak të dëmtimit.

5Quhen të përzgjedhur 7 kandidatët nga IAL-et publike ose Shkolla e Magjistraturës dhe 3 kandidatët nga IAL-et jopublike që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në qoftë se dy ose më shumë kandidatë kanë marrë të njëjtin numër votash, fituesi përcaktohet me short midis tyre. Në qoftë se nuk ka kandidatë të mjaftueshëm nga IAL-et jopublike për të plotësuar kuotat e parashikuara në këtë pikë, vendet e mbetura bosh plotësohen nga kandidatët e IAL-ve publike.

6Vendimi për shpalljen e kandidaturave shpallet në faqen zyrtare të Kuvendit.

7Procesverbali origjinal që tregon numrin e pjesëmarrësve në mbledhjen e posaçme të rektorëve dhe dekanëve dhe rezultatin e numërimit të votave, i nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisionit të votimit, i përcillet zyrtarisht Kuvendit.

8Krahas listës me emrat e kandidatëve të përzgjedhur, mbledhja e posaçme harton një raport të vlerësimit të shkallës së përmbushjes së kritereve etike e profesionale të kandidatëve. Vlerësimi i kritereve etike dhe profesionale të kandidatëve bëhet duke zbatuar, për aq sa është e mundur dhe me ndryshimet e nevojshme, kërkesat e nenit 132 të këtij ligji.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment