PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 150: Ankimet kundër vendimeve të mbledhjes së posaçme

1Ankimet për shkelje të procedurës, që lidhen me thirrjen e mbledhjes, verifikimin e pjesëmarrjes, të votimit dhe numërimit të votave, të konstatimit dhe shpalljes së votave të pavlefshme dhe të shpalljes së rezultatit gjatë mbledhjes së posaçme, bëhen në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 5 ditë nga dita e shpalljes së vendimit në faqen zyrtare të Kuvendit.

2Gjykata Administrative e Apelit vendos brenda 7 ditëve nga dita e dorëzimit të ankimit. Gjykata mund të vendosë përsëritjen e mbledhjes së posaçme vetëm në qoftë se shkeljet procedurale të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, vërtetohen dhe janë të tilla që kanë ndikuar ose mund të kishin ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Vendimi i saj është përfundimtar dhe i formës së prerë.

3Në rast se Gjykata Administrative e Apelit vendos përsëritjen e zgjedhjeve, ato zhvillohen jo më vonë se 7 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment