1Kandidatët e përzgjedhur nga mbledhja e posaçme, sipas parashikimeve të nenit 146 dhe raporti i vlerësimit, sipas nenit 149, pika 8 të këtij ligji, i përcillen Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit në një listë me emrat e kandidatëve që kanë marrë pikët më të larta, por jo më shumë se 10 kandidatë dhe në çdo rast jo më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante. Lista dhe raporti i vlerësimit regjistrohen në regjistrin e protokollit të Kuvendit. Asaj i bashkëngjiten kopjet origjinale, ose të noterizuara, të dokumentacionit të çdo kandidati, së bashku me inventarin e dosjes së tij.
2Rregullat e parashikuara në nenin 35, nga pika 2 deri në pikën 19, të këtij ligji, zbatohen edhe për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.