PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 16: Procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

1Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve është i fshehtë dhe individual.

2Jo më vonë se 2 ditë nga data e Mbledhjes së Përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve gjyqtarë të Këshillit, Kryetari i Gjykatës së Lartë miraton fletën tip të votimit, e cila përmban emrat e kandidatëve të regjistruar.

3Procesi i votimit është i hapur për mediat dhe të gjithë vëzhguesit e tjerë që shprehin interesim për të ndjekur procesin. Vëzhguesit autorizohen paraprakisht nga Kryetari i Gjykatës së Lartë. Ministri i Drejtësisë ose persona të autorizuar prej tij, 2 anëtarë të komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend, njëri prej të cilëve i përket opozitës, mund të marrin pjesë si vëzhgues në Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor pa autorizim paraprak.

4Për administrimin e procesit të votimit krijohet komisioni i votimit, i përbërë nga 3 ndihmësmagjistratë të Gjykatës së Lartë të zgjedhur me short. Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit të votimit organizohet nën përgjegjësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

5Përpara fillimit të votimit, anëtarët e komisionit të votimit shumëfishojnë dhe nënshkruajnë paraprakisht një numër fletësh votimi të barabartë me numrin e gjyqtarëve që janë të pranishëm në mbledhje. Në rast të dëmtimit të një ose disa fletëve të votimit, komisioni nënshkruan një numër fletësh votimi të barabartë me fletët e dëmtuara dhe shkatërron në praninë e pjesëmarrësve fletët e dëmtuara.

6Në administrimin e procesit të votimit komisioni i votimit ndihmohet nga administrata e Gjykatës së Lartë.

7Me propozim të Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe në përputhje me përcaktimet e këtij ligji, Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve mund të miratojë rregulla më të hollësishme për procesin e votimit dhe për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të votimit, në fillim të mbledhjes. beginning of the meeting.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment