1Në përfundim të procesit të votimit, nën përgjegjësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, anëtarët e komisionit të votimit hapin kutitë në prani të të gjithë gjyqtarëve që marrin pjesë në mbledhje, numërojnë votat dhe shpallin rezultatin paraprak të zgjedhjeve.
2Fletët e votimit ndahen në vota të vlefshme ose në vota të pavlefshme. Vota të vlefshme janë vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërin nga kandidatët. Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:
afleta e votimit nuk ka të njëjtat elemente të miratuara nga komisioni i votimit;
bnë fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të kandidatëve;
cështë votuar për më shumë se një nga kandidatët;
çnuk është votuar për asnjë nga kandidatët;
dnuk është e qartë se për cilin kandidat është votuar;
dhështë votuar për një person që nuk është regjistruar si kandidat në fletën e votimit.
3Votat që gjykohen të pavlefshme rivlerësohen në fund të procesit të numërimit. Në rast mosmarrëveshjeje mes anëtarëve të komisionit të votimit për vlefshmërinë e votave, vendimet merren në fund të procesit të rivlerësimit me shumicën e votave. Votat që gjykohen të vlefshme në fund të procesit të rivlerësimit u shtohen kandidatëve përkatës.
4Në përfundim të procesit të votimit dhe të numërimit të votave, anëtarët e komisionit të votimit hartojnë dhe miratojnë një procesverbal, i cili tregon numrin e pjesëmarrësve, numrin total të votave të hedhura, numrin e votave të hedhura për secilën kategori kandidatësh, numrin e votave të pavlefshme, nëse ka të tilla, numrin e votave për çdo kandidat dhe emrat e kandidatëve fitues. Rastet e mosmarrëveshjeve midis anëtarëve të komisionit të votimit për vlefshmërinë e votave dhe mënyra e zgjidhjes së tyre shënohen në procesverbal. Në procesverbal shënohet edhe numri i fletëve të votimit që janë zëvendësuar për shkak të dëmtimit.
5Në fund të procesit të votimit quhen të zgjedhur kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në qoftë se dy ose më shumë kandidatë kanë marrë të njëjtin numër votash, fituesi përcaktohet me short midis tyre.
6Procesverbali origjinal që tregon numrin e pjesëmarrësve në Mbledhjen e Përgjithshme, numrin e votave dhe rezultatin e numërimit të votave, i nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisionit të votimit, i dërgohet menjëherë Gjykatës së Lartë.
7Vendimet me rezultatin e zgjedhjeve dhe shpalljen e fituesve, çdo vendim i ndërmjetëm dhe procesverbalet nënshkruhen bashkërisht nga anëtarët e komisionit të votimit. Vendimet njoftohen publikisht në fund të Mbledhjes së Përgjithshme dhe shpallen zyrtarisht në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë jo më vonë se 24 orë nga mbyllja e Mbledhjes së Përgjithshme. Vendimi për shpalljen e fituesve botohet në Fletoren Zyrtare.