1Në të gjitha rastet kur mbledhja plenare ose komisionet e tij shqyrtojnë dhe miratojnë akte administrative individuale, në lidhje me statusin profesional të prokurorëve të veçantë ose të zyrtarëve të veçantë të administratës së prokurorisë, njëri nga anëtarët e komisionit shërben si relator.
2Secili nga anëtarët e komisionit, përfshirë edhe kryetarin e komisionit, mund të jetë relator. Relatori caktohet me short duke marrë parasysh ngarkesën dhe aftësitë e secilit anëtar, sipas procedurës dhe rregullave më të hollësishme të miratuara nga Këshilli. Kryetari i Këshillit nuk mund të jetë relator.
3Relatori kujdeset për zhvillimin e procedimit administrativ individual dhe sidomos për sa më poshtë:
ashqyrtimin e dokumentacionit të depozituar nga subjektet e procedurës administrative;
bpërgatitjen e projektaktit administrativ;
ckoordinimin me kryetarin e komisionit për përgatitjen e mbledhjes së komisionit;
çkoordinimin me Kryetarin e Këshillit për përgatitjen e mbledhjes plenare të Këshillit;
dnjoftimet për subjektet e procedimit administrativ.
4Në ushtrimin e përgjegjësive të tij relatori ndihmohet nga personeli administrativ i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.