PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 18: Ankimet kundër vendimeve të Mbledhjes së Përgjithshme

1Ankimet për shkelje të procedurës që lidhen me thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme, në verifikimin e pjesëmarrjes, të votimit dhe numërimit të votave, të konstatimit dhe shpalljes së votave të pavlefshme dhe të shpalljes së rezultatit gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bëhen në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 5 ditë nga dita e shpalljes së vendimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

2Gjykata Administrative e Apelit merr vendim brenda 7 ditëve nga dita e dorëzimit të ankimit. Gjykata mund të vendosë përsëritjen e zgjedhjeve vetëm në qoftë se shkeljet procedurale të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, vërtetohen dhe janë të tilla që kanë ndikuar ose mund të kishin ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Vendimi i gjykatës është përfundimtar dhe i formës së prerë.

3Në rast se Gjykata Administrative e Apelit vendos përsëritjen e zgjedhjeve, ato zhvillohen jo më vonë se 7 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment