PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 181: Raportimi publik dhe para Kuvendit

1Këshilli Lartë i Prokurorisë raporton para Kuvendit mbi gjendjen e sistemit gjatë vitit të mëparshëm kalendarik jo më pak se një herë në vit. Raporti përshkruan veprimtarinë e Këshillit dhe të komisioneve të tij, si dhe përmban rekomandimet për përmirësimet e nevojshme.

2Raporti i përcillet Kuvendit jo më vonë se data 1 maj e çdo viti. Raporti publikohet në faqen zyrtare të Këshillit, si dhe me çdo mënyrë tjetër që vlerësohet e përshtatshme nga Këshilli.

3Këshilli i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për të paraqitur raportin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të.

4Rekomandimet e përcjella në rezolutën e miratuar nga Kuvendi për raportin vjetor të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë të detyrueshme për t’u marrë parasysh nga Këshilli, për aq sa nuk cenojnë pavarësinë e këtij institucioni.

5Këshilli raporton në çdo rast tjetër që e vlerëson të nevojshme ose me kërkesë të Kuvendit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment