PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 182: "Etika e prokurorit "

1Këshilli i Lartë i Prokurorisë është përgjegjës për miratimin e standardeve të etikës së prokurorëve dhe të rregullave të sjelljes të prokurorëve, si dhe për mbikëqyrjen e respektimit të tyre. Në veçanti Këshilli ushtron detyrat e mëposhtme:

abën publike standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes së prokurorëve;

brishikon herë pas here rregullat dhe, kur është e nevojshme, i ndryshon ato;

canalizon shkallën e zbatimit dhe respektimit të rregullave të etikës dhe raporton publikisht për gjetjet.

2Këshilli cakton një Këshilltar për Etikën nga radhët e prokurorëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme dhe që ka përvojë dhe njohuri mbi çështje të etikës. Këshilltari për Etikën shërben për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

3Për shkak të nevojave të punës, Këshilli mund të vendosë që Këshilltari për Etikën të shërbejë me kohë të plotë. Në këtë rast Këshilli ndjek procedurën e komandimit për të caktuar Këshilltarin e Etikës.

4Këshilltari për Etikën kryen detyrat e mëposhtme:

ajep këshilla, me kërkesë të çdo prokurori, për sjelljen më të përshtatshme, brenda dhe jashtë prokurorisë ose gjykatës, për çështje të diskutueshme të etikës;

bmund të kërkojë mendimin e Këshillit për çështje të caktuara që kanë të bëjnë me sjelljen e prokurorëve në mënyrë të përgjithshme, por jo lidhur me persona të caktuar;

charton, publikon dhe përditëson vazhdimisht një manual informues, i cili përmban pyetje dhe përgjigje mbi dilemat etike, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe vendimet relevante të Këshillit;

ç kujdeset, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, për trajnimin fillestar dhe të vazhdueshëm mbi çështje të etikës;

draporton me shkrim, jo më pak se një herë në vit, përpara Këshillit lidhur me veprimtarinë e tij.

5Paga e Këshilltarit për Etikën përcaktohet në bazë të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

6Këshilltari për Etikën ka detyrimin e ruajtjes së konfidencialitetit, duke mos i dhënë asnjë informacion strukturave të organeve të qeverisjes së prokurorisë që ushtrojnë kompetenca inspektimi dhe vlerësimi.

7Këshilli siguron mbështetjen e nevojshme me burime njerëzore dhe financiare për të mundësuar veprimtarinë e Këshilltarit për Etikën.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment