1Këshilli Lartë i Prokurorisë bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës për rekrutimin e kandidatëve për prokurorë, në pajtim me këtë ligj dhe ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe emëron prokurorët pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës.
2Këshilli i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
3Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm përcaktohen në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.