1Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në ushtrim të funksioneve të tij, nxjerr aktet e mëposhtme:
aakte administrative individuale, në lidhje me statusin profesional të prokurorëve të veçantë ose të zyrtarëve të veçantë të administratës gjyqësore;
bakte administrative kolektive, në lidhje me statusin e të gjithë prokurorëve ose zyrtarëve të administratës gjyqësore;
cakte normative nënligjore, në zbatim të këtij ligji ose të ligjeve të tjera, me efekt të përgjithshëm detyrues mbi të gjithë prokurorët, administratën e prokurorisë, personat privatë dhe organet publike;
çakte për miratimin e rregullave të brendshme procedurale. Në veçanti, rregullat procedurale mund të përfshijnë dispozita në lidhje me koordinimin e veprimtarisë së komisioneve, angazhimin e ekspertëve në punën e Këshillit, shpërndarjen dhe ndarjen e përgjegjësive të administratës së Këshillit, kuorumin e nevojshëm për mbledhjet e komisioneve, rregulla për publikimin e informacioneve për procedimet e Këshillit etj.;
dudhëzime jodetyruese.
2Në asnjë rast, Këshilli nuk mund të japë udhëzime në lidhje me zgjidhjen e një çështjeje konkrete ose të një grupi çështjesh;
3Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbaton Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë në çdo rast apo situatë tjetër që nuk parashikohet shprehimisht nga ky ligj.