1Njoftimi i akteve administrative individuale të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në lidhje me statusin e prokurorëve ose nëpunësve civilë të prokurorisë, bëhet në një ose disa nga format e mëposhtme:
apersonalisht ose përfaqësuesit ligjor kur janë të pranishëm në çastin e shpalljes së aktit;
bme postë të porositur në adresën e vendit të punës të marrësit;
cnë adresën postare elektronike të depozituar zyrtarisht nga subjekti i aktit administrativ.
2Aktet administrative individuale të Këshillit, në lidhje me statusin e prokurorëve ose nëpunësve civilë të sistemit të prokurorisë, bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Këshillit, të shoqëruara me arsyetimin përkatës, pasi të redaktohen për sigurimin e anonimatit të subjekteve, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
3Njoftimi i akteve administrative kolektive, në lidhje me statusin e të gjithë prokurorëve ose nëpunësve civilë, bëhet nëpërmjet botimit në faqen zyrtare të Këshillit. Këto akte hyjnë në fuqi në datën e botimit në faqen zyrtare të Këshillit.
4Aktet normative nënligjore botohen në faqen zyrtare të internetit të Këshillit dhe në Fletoren Zyrtare. Ato hyjnë në fuqi në datën e botimit në Fletoren Zyrtare. Nëse akti normativ nënligjor ndryshon një akt tjetër, akti i ndryshuar botohet në formë të konsoliduar në faqen zyrtare të Këshillit.
5Ky nen zbatohet edhe për aktet e nxjerra nga komisionet e Këshillit.