1Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ushtron funksionet e tij në mënyrë të pavarur.
2Ndërhyrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë në funksionet e Inspektorit për kryerjen e verifikimeve të ankesave, hetimeve dhe inspektimeve, ose në lidhje me ndonjë subjekt të caktuar shkakton përgjegjësi sipas ligjit.