1Inspektori i Lartë i Drejtësisë është person juridik publik, i cili ka buxhetin e vet të pavarur, i cili është pjesë e Buxhetit të Shtetit të miratuar nga Kuvendi.
2Inspektori i Lartë i Drejtësisë përgatit projektbuxhetin e Zyrës së Inspektorit dhe ia paraqet atë Këshillit të Ministrave. Në rastet kur projektbuxheti i Zyrës së Inspektorit që paraqitet nga Këshilli i Ministrave në Kuvend është i ndryshëm nga projektbuxheti i propozuar nga Inspektori i Lartë, projektbuxheti i propozuar nga Inspektori i vihet në dispozicion Kuvendit. Inspektori i Lartë ka të drejtë të marrë pjesë në procedurat parlamentare për të mbrojtur projektbuxhetin e propozuar prej tij.
3Në buxhetin e Zyrës së Inspektorit mund të përfshihen edhe të ardhura të tjera, përfshirë edhe fonde nga donatorët, me kushtin që të mos ketë konflikt interesi midis dhuruesit dhe veprimtarisë së Zyrës së Inspektorit.
4Organizimi, struktura dhe numri i punonjësve të Zyrës së Inspektorit përcaktohen nga Kuvendi, me propozim të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.