PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 199: Kushtet e emërimit

1Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që në momentin e kandidimit përmbush këto kushte:

atë jetë shtetas shqiptar;

btë ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave”, ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe të ketë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuara me ligj;

cka jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist;

çnuk është dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale;

dnuk është pushuar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi në momentin e kandidimit;

dhnuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

enuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

ënuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës.

2Këshilli për Emërimet në Drejtësi i rendit kandidatët për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që përmbushin kushtet ligjore të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, në bazë të kritereve objektive të parashikuara në nenin 240 të këtij ligji.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment