1Funksioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është i papajtueshëm me:
açdo funksion tjetër publik;
bçdo veprimtari tjetër profesionale, që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të veprimtarisë mësimdhënëse, akademike dhe shkencore;
canëtarësimin në një parti politike ose pjesëmarrjen në aktivitete publike të organizuara nga një parti politike;
ççdo pozicion drejtues ose anëtarësi në organet drejtuese të organizatave fitimprurëse dhe jofitimprurëse, sindikata ose organizata profesionale dhe çdo organizatë tjetër, me përjashtim të angazhimit në organizata, i cili diktohet për shkak të funksionit;
dçdo veprimtari private, në kuadrin e subjekteve tregtare, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, si dhe profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “ç” të këtij neni;
dhçdo veprimtari tjetër që, sipas ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, është e papajtueshme me detyrën e magjistratit.