1Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga Kuvendi nga radhët e kandidatëve të përzgjedhur dhe të renditur nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi.
2Këshilli për Emërimet në Drejtësi përzgjedh kandidatët për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë sipas rregullave të mëposhtme:
aKëshilli për Emërimet shpall publikisht vendin vakant, duke treguar në shpallje afatin e kandidimit, dokumentet që duhen paraqitur, kushtet e zgjedhshmërisë dhe kriteret e përzgjedhjes;
b"çdo kandidat, që i përgjigjet shpalljes publike, paraqet të paktën dokumentet e mëposhtme: i) jetëshkrimin e përditësuar; ii) një deklaratë personale motivimi, ku shpjegon arsyen e kandidimit dhe objektivat që synon të ndjekë nëse emërohet; iii) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”; iv) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi sekret; v) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”; vi) çdo dokument tjetër, që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në këtë ligj; "
cKëshilli për Emërimet në Drejtësi, pa vonesë, dhe në çdo rast jo më vonë se 3 muaj përpara mbarimit të mandatit të Inspektorit në detyrë, shpall thirrjen për paraqitjen e kandidaturave;
çKuvendi mund t’i drejtojë Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi një kujtesë lidhur me detyrimet e Këshillit, sipas këtij neni, dhe çdo informacion tjetër që e gjykon të nevojshëm, për datën e fillimit të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve dhe kalendarin e veprimeve;
dKëshilli i Emërimeve në Drejtësi, pa vonesë, dhe në çdo rast jo më vonë se 1 muaj nga përfundimi i afatit të kandidimit, shqyrton nëse kandidaturat e paraqitura plotësojnë kushtet e emërimit, sipas nenit 199 pika 1, të këtij ligji;
dhnë rast të mbarimit të parakohshëm të mandatit, procedura fillon menjëherë dhe mbyllet brenda 2 muajve nga data e fillimit;
eKëshilli i Emërimeve në Drejtësi lejon kandidimin e kandidatëve që plotësojnë kushtet formale, si dhe i rendit kandidatët në listë sipas kritereve të parashikuara në nenin 240 të këtij ligji.
ëlista e renditjes së kandidatëve të vlefshëm dhe arsyet e përjashtimit të kandidaturave, në qoftë se ndodh, publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe i përcillen Kuvendit brenda tre ditëve;
fnëse Kuvendi nuk arrin shumicën e kërkuar për asnjë prej kandidatëve brenda tridhjetë ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.