1Zëvendësinspektori i Lartë i Drejtësisë ushtron të gjitha kompetencat e Inspektorit të Lartë në mungesë të këtij të fundit, ose kur vendi i tij është përkohësisht i lirë, me përjashtim të kompetencës së parashikuar në nenin 204, pika 1, shkronja “c”, të këtij ligji.
2Zëvendësinspektori i Lartë i Drejtësisë emërohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë brenda 30 ditëve nga zgjedhja e këtij të fundit, pasi ka marrë mendimin e Mbledhjes së Përgjithshme të inspektorëve, midis inspektorëve me të paktën 3 vjet përvojë pune si inspektor dhe që janë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në vlerësimin e fundit të performancës profesionale dhe etike si inspektor.
3Zëvendësinspektori i Lartë i Drejtësisë qëndron në detyrë për një periudhë dyvjeçare me të drejtë riemërimi.
4Në rast se Zëvendësinspektori i Lartë i Drejtësisë ka pengesë ligjore në ushtrimin e detyrave të tij, ndëshkohet me një masë disiplinore ose largohet nga puna si inspektor, ai zëvendësohet menjëherë, sipas kritereve, procedurave dhe afateve të parashikuara në këtë nen.
5Mbledhja e Përgjithshme e inspektorëve, me propozim të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, miraton me vendim rregulla më të hollësishme mbi procedurën e zgjedhjes së Zëvendësinspektorit dhe mënyrën e ushtrimit të kompetencave prej tij.