1Mandati i Inspektorit të Lartë mbaron sipas parashikimeve të nenit 147/dh të Kushtetutës.
2Në ato raste kur mandati i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mbaron për shkak të paaftësisë mendore ose fizike së tij për të përmbushur detyrat funksionale, verifikimi i paaftësisë mendore ose fizike të tij bëhet sipas procedurës së përcaktuar nga ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
3Inspektori i Lartë i Drejtësisë, jo më vonë se 3 muaj përpara mbarimit të mandatit për shkak pensioni ose përfundimi të afatit 9-vjeçar, njofton me shkrim Kuvendin dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për vendin vakant.
4Në rastet e tjera të mbarimit të mandatit, njoftimi për vendin vakant përcillet menjëherë pranë Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Zëvendësinspektori i Lartë i Drejtësisë.
5Mbarimi i mandatit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë deklarohet me vendim të Mbledhjes së Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.