1Në zbatim të funksioneve të tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ushtron kompetencat e mëposhtme:
apërfaqëson Zyrën e Inspektorit në marrëdhëniet me të tretët;
bsiguron bashkëpunimin e Zyrës së Inspektorit me organet e tjera publike dhe subjektet private në ushtrim të funksioneve të tij;
cnxjerr urdhra të përgjithshëm me natyrë administrative ose procedurale për mbarëvajtjen dhe metodën e punës, për koordinimin e punës midis inspektorëve, ose midis tyre dhe organeve të tjera publike, për garantimin e kuptimit dhe zbatimit uniform të ligjit në lidhje me verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe inspektimin, për garantimin e zbatimit të rregullave etike e profesionale nga inspektorët dhe personeli administrativ dhe për çdo çështje tjetër me natyrë të përgjithshme, pasi merr mendimin e mbledhjes së inspektorëve;
çnxjerr udhëzime jodetyruese në lidhje me çështje konkrete të trajtuara nga inspektorët;
djo më pak se një herë në vit raporton në Kuvend për punën e Zyrës së Inspektorit në vitin pararendës;
dhmiraton planin vjetor të inspektimeve institucionale e tematike;
epërcakton kriteret për kualifikimet dhe kërkesat e tjera për pozicionin e inspektorëve dhe të personelit administrativ, në përputhje me këtë ligj, ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin “Për nëpunësin civil”;
ëmbikëqyr dhe udhëheq metodologjikisht punën e inspektorëve;
fheton shkeljet disiplinore të inspektorëve;
gthërret dhe drejton Mbledhjen e Përgjithshme të inspektorëve;
gjthërret dhe drejton mbledhjet e Komitetit të Emërimeve dhe të Vlerësimit të Inspektorëve;
hmbikëqyr dhe drejton administratën e Zyrës së Inspektorit;
ibën shpërndarjen e punës tek inspektorët dhe vendos zëvendësimin e tyre në bazë të kritereve objektive dhe transparente, duke mbajtur parasysh ngarkesën, përvojën, kualifikimet dhe pengesat e mundshme ligjore të inspektorëve;
jmiraton projektvendimet e inspektorëve;
kkryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar me ligj.
2Inspektorët, personeli administrativ i Zyrës së Inspektorit dhe çdo subjekt tjetër i interesuar mund të kërkojnë shfuqizimin e urdhrave të përgjithshëm të Inspektorit të Lartë pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
3Urdhrat e përgjithshëm të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të parashikuara në pikën 1, shkronja “c”, të këtij neni, bëhen publikë në faqen zyrtare të Zyrës së Inspektorit.
4Udhëzimet jodetyruese të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të parashikuara në pikën 1, shkronja “ç”, të këtij neni, bëhen gjithnjë në formë shkresore. Në qoftë se inspektori, të cilit i drejtohet udhëzimi, nuk bie dakord me të, ai informon me shkrim Inspektorin e Lartë duke dhënë shpjegimet përkatëse. Udhëzimet e Inspektorit të Lartë, objeksionet e inspektorit dhe argumentet e mëtejshme të Inspektorit të Lartë bëhen pjesë e dosjes përkatëse.
5Në ushtrim të funksioneve të tij, Inspektori i Lartë mund t’i delegojë me shkrim kompetenca të caktuara inspektorëve të veçantë ose drejtorëve të njësive administrative të Zyrës së Inspektorit, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Administrative për delegimin.