PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 207: Shkeljet disiplinore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

1Inspektori i Lartë i Drejtësisë shkarkohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese, nëse vërtetohet se ka kryer një ose disa prej shkeljeve të mëposhtme profesionale dhe etike:

aneglizhencë të rëndë në ushtrimin e detyrave;

bmosrespektim haptazi të ligjit dhe të fakteve në ushtrimin e detyrave, si pasojë e neglizhencës së rëndë dhe të pajustifikuar;

cneglizhencë të rëndë në drejtimin e Zyrës së Inspektorit dhe në mbikëqyrjen e veprimtarisë së inspektorëve;

çkryerja e një veprimtarie, që konsiderohet me ligj e papajtueshme me funksionin zyrtar;

dpërhapja, në kundërshtim me ligjin dhe me neglizhencë të rëndë, e informacionit konfidencial të përftuar gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar;

dhkryerja e sjelljeve që diskreditojnë rëndë dinjitetin e institucionit, të tilla si përfitimi i padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çdo lloji, të cilat i jepen, qoftë edhe përmes veprimeve të ligjshme, për shkak të funksionit ose si rrjedhojë e ushtrimit të funksionit, shkelje të tjera të ligjit, qoftë edhe të kryera nga pakujdesia, në veçanti ato që lidhen me detyrimin për deklarimin e pasurisë dhe të konfliktit të interesave;

eështë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment