PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 208: Hetimi i shkeljeve disiplinore

1Kuvendi heton shkeljet e dyshuara disiplinore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në bazë të rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” dhe në Rregulloren e Kuvendit.

2Afati i parashkrimit për fillimin e hetimit të shkeljes disiplinore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është 5 vjet nga momenti i përfundimit të shkeljes. Pas fillimit të hetimit, afati nuk parashkruhet. Afati i parashkrimit ndërpritet nëse Inspektori i Lartë kryen një shkelje tjetër të të njëjtit lloj brenda këtij afati. Në këtë rast, afati i parashkrimit llogaritet duke filluar nga momenti i përfundimit të shkeljes së re. Nëse shkeljet disiplinore përbëjnë njëkohësisht edhe vepër penale, zbatohet afati i parashkrimit të veprave penale, sipas parashikimeve të Kodit Penal, me kushtin që afati i parashkrimit, i parashikuar në Kodin Penal, të jetë më i gjatë se 5 vjet.

3Procedimi disiplinor pezullohet nëse për të njëjtat fakte, të kryera nga i njëjti person, ka filluar një procedim gjyqësor penal, civil ose administrativ, gjer në përfundimin e shqyrtimit të çështjes. Vendimi për pezullimin nuk mund të ankimohet. Gjatë periudhës së pezullimit nuk mund të kryhet asnjë veprim i procedurës disiplinore. Pas zhdukjes së shkakut të pezullimit, procedimi disiplinor fillon nga veprimi procedural që po kryhej në kohën e pezullimit. Në hetimin e shkeljeve disiplinore të Inspektorit të Lartë, Kuvendi merr parasysh faktet e vërtetuara me vendimin e gjykatës. Vendimi përfundimtar i gjykatës në favor të Inspektorit të Lartë nuk përbën pengesë për vazhdimin e procedimit disiplinor nga Kuvendi.

4Në përfundim të hetimit parlamentar, komisioni hetimor parlamentar merr vendim për pushimin e procedimit disiplinor kur provat janë të pamjaftueshme për të provuar shkeljen disiplinore, kur çështja ka qenë objekt i një procedimi të mëparshëm disiplinor, të mbyllur me vendim përfundimtar, kur çështja është parashkruar dhe kur Inspektori i Lartë nuk është më në detyrë ose i kërkon Gjykatës Kushtetuese shkarkimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjykata Kushtetuese vendos sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

5Inspektori i Lartë i Drejtësisë pezullohet nga detyra me vendim te Gjykatës Kushtetuese në rastet e parashikuara në nenin 147/e, pika 4, të Kushtetutës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment