PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 209: Kushtet për emërimin e inspektorit

1Jo më pak se gjysma e inspektorëve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë magjistratë, të cilët komandohen në këtë detyrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

2Inspektorët e tjerë emërohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas këshillimit me Komitetin e Emërimit dhe të Vlerësimit të Inspektorëve, në bazë të një procedure përzgjedhëse të hapur, konkurruese dhe të planifikuar, në analogji, për aq sa është e mundur, me rregullat e ligjit “Për nëpunësin civil”.

3Komiteti i Emërimit dhe Vlerësimit të Inspektorëve përbëhet nga 3 inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të përzgjedhur me short, sipas kushteve dhe procedurave të parashikuara në nenin 212 të këtij ligji. Anëtarët e komitetit qëndrojnë në detyrë për 1 vit.

4Komiteti i Emërimit dhe Vlerësimit të Inspektorëve verifikon përmbushjen e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për inspektorë. Komiteti, pasi përjashton nga konkurrimi kandidatët që nuk plotësojnë kushtet ligjore, rendit kandidatët e tjerë, sipas meritës, duke zbatuar, për aq sa është e mundur dhe me ndryshimet e nevojshme, kërkesat e nenit 240 të këtij ligji.

5Kandidatët për inspektorë, të cilët vijnë nga radhët e magjistratëve, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

anë kohën e kandidimit, plotësojnë kushtet për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë ose në Prokurorinë e Përgjithshme;

bnë kohën e kandidimit, nuk janë kryetarë të një gjykate ose drejtues të një zyre të prokurorisë dhe as anëtarë të organeve drejtuese të grupeve të interesit, të tilla si shoqata ose sindikata magjistratësh etj.;

cjanë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale;

çnuk kanë masë disiplinore në fuqi;

dnuk janë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

dhnë kohën e kandidimit, nuk kanë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, dhe të afërm të shkallës së parë që punon si inspektor në Zyrën e Inspektorit e Lartë të Drejtësisë.

6Kandidatët për inspektorë, të cilët nuk janë magjistratë, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

atë jenë shtetas shqiptarë me diplomë të nivelit të dytë në drejtësi dhe me rezultate të larta në studimet universitare;

btë kenë integritet të lartë moral dhe përgatitje të lartë profesionale;

cnë kohën e kandidimit, të kenë përvojë pune si jurist, të paktën 15 vjet;

çnë kohën e kandidimit, të mos kenë ushtruar në mënyrë aktive profesionin e avokatit të paktën 2 vitet e fundit;

dtë mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;

dhtë mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

etë mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para 2 korrikut 1991;

ëtë mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;

ftë mos jenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë grupi interesi, të tilla si shoqata ose sindikata etj., në kohën e kandidimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment