1Pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë organizohet dhe funksionon administrata, e cila ndihmon në realizimin e misionit dhe të funksioneve të zyrës.
2Administrata e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili raporton para Inspektorit të Lartë.
3Personeli administrativ i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka statusin e nëpunësit civil, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për nëpunësin civil.
4Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë punëson punonjës administrativë, në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës.