PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 216: "Sistemi elektronik i teknologjisë së informacionit "

1Në përputhje me politikat e përgjithshme shtetërore në fushën e teknologjisë dhe sigurisë së informacionit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në bashkëpunim me qendrën e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë, është përgjegjës për:

azhvillimin ose pjesëmarrjen në sistemin elektronik të teknologjisë së informacionit për përdorim në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për menaxhimin, koordinimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit, si dhe për përcaktimin e sistemit të zbatueshëm të menaxhimit elektronik të çështjeve;

bpërcaktimin e rregullave për krijimin, funksionimin, ndërveprimin dhe sigurinë e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të përdorura dhe të ruajtura nga sistemi;

cmirëmbajtjen e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve, në përputhje me rregullat e parashikuara në shkronjën “b” të këtij neni;

çpërmirësimin periodik të sistemit, për të siguruar zbatimin e kërkesave funksionale të inspektimit dhe të organeve të tjera brenda sistemit të drejtësisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet në ligjet procedurale;

dsigurimin që sistemi elektronik i teknologjisë së informacionit të të dhënave gjeneron informacione statistikore, të cilat janë të nevojshme për punën e Inspektorit të Lartë dhe të organeve të tjera;

dhsigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale;

epërcaktimin e rregullave për përdorimin e detyrueshëm të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, njësimin e futjes së të dhënave dhe për saktësinë e të dhënave.

2Në ushtrimin e funksioneve të tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët e tjerë kanë qasje të plotë në sistemin e menaxhimit të çështjeve të gjykatave, të zyrave të prokurorisë dhe të këshillave dhe në sistemet e regjistrimit audio dhe video.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment