1Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë si më poshtë:
ady gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese;
bnjë gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
cnjë prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme;
çdy gjyqtarë nga gjykatat e apelit;
ddy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të apelit;
dhnjë gjyqtar nga gjykatat administrative.
2Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi qëndrojnë në detyrë për 1 vit nga data 1 janar e çdo viti kalendarik.
3Në rast pamundësie ose të konfliktit të interesit, anëtarët zëvendësohen nga anëtarët zëvendësues.