1Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk mund të marrë pjesë në verifikimin e kushteve ligjore, vlerësimin e kritereve profesionale dhe në renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ose të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, në qoftë se midis tij dhe kandidatit ekzistojnë marrëdhëniet e mëposhtme:
amarrëdhënie martesore ose bashkëjetese;
bmarrëdhënie gjinie të afërt, përfshirë persona të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave; ose
cmarrëdhënie krushqie të afërt, përfshirë vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtër dhe njerk.