PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 224: Heqja dorë

1Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në procesin për verifikimin e kushteve ligjore, vlerësimin e kritereve profesionale dhe në renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ose të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë në rastet e mëposhtme:

akur ai, bashkëshorti/bashkëjetuesi i tij ose fëmijët e tij janë debitorë ose kreditorë në raport me kandidatin, ose kanë përfaqësuar interesat e tij në të shkuarën;

bkur ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit/bashkëjetuesit të tij ose ndonjë të afërmi të tij me kandidatin.

2Vendimi për pranimin e dorëheqjes së anëtarit merret nga Kryetari i Këshillit. Kur dorëheqjen e jep Kryetari, vendimi për pranimin e saj merret nga zëvendëskryetari.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment