1Këshilli i Emërimeve në Drejtësi miraton një rregullore të brendshme për administrimin e brendshëm të tij.
2Kryetari i Këshillit, në bashkëpunim më Kryetarin e Gjykatës së Lartë, cakton, nga radhët e personelit administrativ të Gjykatës së Lartë, një numër të arsyeshëm punonjësish administrativë për të lehtësuar përmbushjen e detyrave të Këshillit.
3Për nevojat e punës së tij, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi krijon dhe përdor një sistem të administrimit të çështjeve. Këshilli mbledh dhe përpunon të dhënat në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.