1Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sigurohet që Këshilli të ketë në çdo kohë një regjistër zyrtar, në të cilin regjistrohen së paku informacionet e mëposhtme:
aemrat e kandidatëve dhe institucionet ku ata propozohet të emërohen;
binstitucionet propozuese;
cdokumentacioni i depozituar prej kandidatëve dhe/ose prej institucioneve propozuese;
çdokumentacioni i ardhur nga institucionet shtetërore që bëjnë verifikimin e pasurisë dhe të rekordeve penale e disiplinore të kandidatëve, si dhe letërkëmbimi zyrtar mes tyre dhe Këshillit;
daktet përfundimtare të Këshillit për verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve;
dhletërkëmbimi zyrtar mes Këshillit dhe Kuvendit ose Presidentit të Republikës.