1. Komisioni i Pavarur Ad Hoc është organ i pavarur që bën verifikimin paraprak të kushteve ligjore, vlerësimin paraprak të kritereve profesionale e morale dhe renditjen e avokatëve që kandidojnë për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
2. Komisioni i Pavarur Ad Hoc i përmbush funksionet e tij duke respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor dhe me qëllimin për të siguruar cilësi sa më të lartë profesionale dhe morale në përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
3. Komisioni i Pavarur Ad Hoc kryen procedurë të përbashkët për verifikimin paraprak të dy kategorive të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë në rast të krijimit të vendeve vakante për këshillat në të njëjtën kohë.