PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 247: "Përbërja dhe mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues "

1Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka këtë përbërje:

aKryetari i Gjykatës së Lartë, i cili kryen njëkohësisht funksionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues;

bProkurori i Përgjithshëm, i cili kryen njëkohësisht funksionin e Zëvendëskryetarit të Këshillit Drejtues;

cKryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor;

çKryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

dnjë gjyqtar dhe një prokuror me përvojë, që caktohen, sipas rastit, përkatësisht nga mbledhja e përgjithshme e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Anëtarët e zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë njëkohësisht anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

dhdy përfaqësues të caktuar nga Ministri i Drejtësisë;

eAvokati i Përgjithshëm i Shtetit;

ëKryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë;

fnjë përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me përvojë të spikatur në fushën juridike;

gDrejtori i Shkollës së Magjistraturës;

gjpërgjegjësit e trajnimit fillestar dhe vazhdues, si dhe dy pedagogë të brendshëm të Shkollës së Magjistraturës;

hdy studentë nga vite akademike të ndryshme të zgjedhur me votim të fshehtë nga asambleja e kandidatëve për magjistratë që ndjekin formimin fillestar.

2Anëtarët e Këshillit Drejtues, sipas shkronjave “d”, “dh” dhe “f”, të këtij neni, qëndrojnë në këtë detyrë për një afat katërvjeçar, përveç rasteve kur nuk ushtrojnë më funksionin ose detyrën, që motivon caktimin e tyre si anëtarë të Këshillit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment