1Këshilli Drejtues ka këto detyra:
abashkëpunon me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për zbatimin e procedurave për rekrutimin e kandidatëve që do të ndjekin studimet në Shkollën e Magjistraturës, bazuar në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;
bndjek zbatimin e kritereve të përcaktuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” për pranimin e kandidatëve që do të ndjekin programin e formimit fillestar dhe shpall listën përfundimtare të tyre;
cbën emërimin dhe largimin nga detyra të stafit mësimdhënës, me propozimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Drejtues, ose të Drejtorit të Shkollës;
çpërcakton, brenda buxhetit, strukturën organizative dhe kriteret e emërimit të personelit administrativ;
dmiraton dhe ndjek zbatimin e rregullores të shkollës dhe të programit vjetor të veprimtarive të saj;
dhmiraton, me propozimin e drejtorit, programet e formimit dhe programet e çdo lënde ose kursi të Trajnimit Fillestar, pedagogët përgjegjës dhe ngarkesën e tyre;
epropozon projektbuxhetin dhe shqyrton raportet e drejtorit për realizimin e buxhetit dhe shpenzimet e të ardhurave;
ëparaqet një raport vjetor përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për rezultatet e arritura dhe drejtimet e punës për të ardhmen;
fmiraton programin tematik dhe kalendarin e aktiviteteve të Trajnimit Vazhdues, si edhe listën e trajnuesve/ekspertëve të këtij programi, duke siguruar lehtësitë për Shkollën e Magjistraturës në përditësimin e tij me tema te reja dhe, sipas rastit, ndryshime në kalendar;
gmiraton marrëveshjet që lidh Shkolla e Magjistraturës për realizimin e trajnimeve të grupeve të tjera;
gjcakton nga pedagogët e brendshëm, si anëtarë të Komisionit Disiplinor të Shkollës, Prokurorin dhe Zëvendësprokurorin për Disiplinën për një afat trevjeçar dhe të parinovueshëm.
2Këshilli Drejtues mblidhet së paku një herë në tre muaj. Koha, vendi dhe çështjet e rendit të ditës së mbledhjes caktohen nga kryetari. Të drejtën për të kërkuar mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe përfshirjen e çështjeve në rendin e ditës e kanë edhe jo më pak se tre anëtarë të Këshillit ose Drejtori i Shkollës. Këshilli mblidhet jo më vonë se 15 ditë nga paraqitja e kërkesës me shkrim.
3Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se gjysma e anëtarëve. Vendimet merren me shumicë votash dhe, kur votat janë të barabarta, përcaktuese është vota e kryetarit. Vendimet merren me votim të hapur, mbështetur në ligjin “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”.
4Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, rregullat dhe procedurat e parashikuara në ligjin “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike” zbatohen për organizimin e mbledhjeve dhe vendimmarrjen e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.