PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 250: Emërimi, statusi dhe qëndrimi në detyrë i Drejtorit të Shkollës

1Drejtori i Shkollës së Magjistraturës emërohet nga Këshilli Drejtues i Shkollës, me konkurrim të hapur dhe të bazuar në meritë, mbi bazën e dokumentacionit, për një mandat 4-vjeçar me të drejtë riemërimi, vetëm një herë.

2 Në rastet kur Drejtori i Shkollës së Magjistraturës përzgjidhet nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve që plotësojnë kushtin e nenit 249, të këtij ligji, emërimi bëhet vetëm pasi të jetë dhënë pëlqimi, përkatësisht, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sipas kërkesës së Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

3Gjatë kohës së qëndrimit në funksion, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës gëzon pagën dhe përfitimet e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Funksioni i Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik, anëtarësimin në partitë politike apo pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, ose kryerjen e çdo veprimtarie tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore.

4Periudha e ushtrimit të funksionit të Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar ose prokuror, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale, të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

5Gjyqtarët ose prokurorët, që shërbejnë në funksionin e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, me kërkesë të tyre, rikthehen në vendet e punës që u ruhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment