1Drejtor i Shkollës së Magjistraturës emërohet shtetasi shqiptar që përmbush së bashku këto kushte ligjore:
atë ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
btë ketë punuar si gjyqtar ose prokuror për jo më pak se 10 vjet ose si jurist për jo më pak se 15 vjet;
ctë ketë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor”, ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagog i brendshëm ose pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës;
çtë mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
dtë mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.