1Drejtori i Shkollës së Magjistraturës ka këto detyra:
apërfaqëson Shkollën e Magjistraturës në marrëdhënie me të tretët;
bharton dhe propozon në bashkëpunim me Këshillin Pedagogjik, projektin e rregullores së shkollës, projektprogramin vjetor të veprimtarive të saj, si dhe ndryshimin e tyre;
czbaton detyrat që burojnë nga ligjet dhe nga vendimet e Këshillit Drejtues dhe bashkëpunon me institucionet, të cilave u raporton sipas këtij ligji;
çkërkon fonde nga shteti, donacione nga burime të tjera të ligjshme dhe administron në mënyrë të pavarur të ardhurat, sipas drejtimeve kryesore të përcaktuara nga Këshilli Drejtues, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 249 të këtij ligji;
dmerr masa për publikimin e literaturës dhe të teksteve;
dhdrejton trupin pedagogjik, bashkërendon punën me ta, drejton punën për përgatitjen e planit mësimor e të programeve mësimore të çdo lënde, duke ia propozuar Këshillit Drejtues për miratim, si dhe kontrollon zbatimin e tyre dhe cilësinë e mësimdhënies;
ei propozon Këshillit Drejtues kandidatët për pedagogë të jashtëm dhe trajnuesit e programit të formimit vazhdues, sipas kritereve të caktuar në këtë ligj;
ëbashkëpunon me gjykatat, prokuroritë dhe institucionet e sistemit të drejtësisë, me qëllim vlerësimin e nevojave të trajnimit vazhdues, si dhe kujdeset për mbarëvajtjen e programit të trajnimit vazhdues të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve të shtetit, nëpunësve civilë gjyqësorë, si dhe profesioneve të tjera, sipas rastit.
2Drejtori i Shkollës, në bashkëpunim me Këshillin Pedagogjik, i propozon Këshillit Drejtues, emërimin ose shkarkimin nga detyra të personelit mësimdhënës dhe të kancelarit. Lirimi nga detyra i personelit të brendshëm dhe të jashtëm mësimdhënës bëhet vetëm pasi të jetë paraqitur propozimi i arsyetuar nga Komisioni Disiplinor dhe të merret mendimi edhe i Këshillit Pedagogjik të Shkollës. Vlerësimi i kandidatëve për magjistratë për stafin mësimdhënës e shoqëron këtë proces.
3Drejtori emëron ose shkarkon nga detyra punonjësit e personelit administrativ të shkollës, marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.
4Nën autoritetin e drejtorit, kancelari i shkollës realizon veprimtarinë financiaro-administrative të institucionit.