1Drejtori i Shkollës së Magjistraturës lirohet nga detyra, nga Këshilli Drejtues kur:
ambush moshën e pensionit;
bpërfundon mandatin 4-vjeçar dhe nuk rizgjidhet;
cjep dorëheqjen;
çvërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën;
dshkarkohet sipas parashikimeve të pikës 2 të këtij neni;
2Drejtori i Shkollës së Magjistraturës shkarkohet nga Këshilli Drejtues nëse:
avërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;
bkryen shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e tij gjatë ushtrimit të detyrës;
cështë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
3Drejtori i Shkollës së Magjistraturës pezullohet nga detyra me vendim të Këshillit Drejtues nëse:
andaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;
bmerr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje.
4Drejtori i Shkollës së Magjistraturës mund të pezullohet nga detyra me vendim të Këshillit Drejtues nëse ndaj tij fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit.
5Kundër vendimit të shkarkimit mund të bëhet ankim në gjykatën administrative të shkallës së parë.