PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 259: Shkeljet disiplinore

1Drejtori i Shkollës dhe pedagogët e brendshëm kryejnë shkelje disiplinore nëse:

aveprojnë me neglizhencë në kryerjen e detyrës profesionale, siç përcaktohet në pikën 2 të këtij neni;

bnuk marrin parasysh ligjin ose faktet, si rezultat i një neglizhence të rëndë të pajustifikueshme, veprimi të qëllimshëm ose paaftësie të dukshme;

cçdo rast tjetër të pajustifikueshëm të sjelljeve ose veprimeve gjatë ushtrimit të detyrës ose detyrave të jashtme, që e diskrediton institucionin, ose dëmton rëndë besimin e publikut tek institucioni.

2Një neglizhencë në kryerjen e detyrës profesionale duhet të konsiderohet si shkelje disiplinore vetëm nëse gabimet në ofrimin e shërbimit janë qartësisht përtej asaj që mund të pritet normalisht nga një pedagog i zakonshëm. Për përcaktimin e kufirit ndërmjet çështjeve të performancës, nga njëra anë, dhe shkeljeve disiplinore, nga ana tjetër, do të merren veçanërisht në konsideratë faktorët e mëposhtëm:

ashkalla e neglizhencës;

bshpeshtësia e ndodhjes së disavantazheve/të metave;

cpozicioni brenda sistemit;

çprobabiliteti dhe intensiteti i dëmit që vjen nga sjellja;

dsituatat që janë jashtë kontrollit të pedagogut dhe që mund të shpjegohen në mënyrë të arsyeshme nga keqfunksionimi i sistemit në tërësi.

3Në këtë nen, referenca ndaj veprimit përfshin edhe referencën ndaj mosveprimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment