PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 258: Hetimi dhe procedimi disiplinor

1Organi kompetent për hetimin disiplinor dhe procedimin disiplinor zbaton, për aq sa është e mundur dhe me ndryshimet e nevojshme, dispozitat e kreut V për përgjegjësinë disiplinore të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2Vendimi i organit kompetent për hetimin, në lidhje me arkivimin e ankesës ose mbylljen e hetimit mund të ankimohet në gjykatën administrative të shkallës së parë.

3Vendimet e Komisionit Disiplinor dhe të Këshillit Drejtues mund të ankimohen në gjykatën administrative të shkallës së parë.

4Këshilli Drejtues miraton rregulla më të detajuara për zbatimin e dispozitave për hetimin dhe procedimin disiplinor të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

5Vendimet në lidhje me përgjegjësinë disiplinore bëhen pjesë e dosjes personale të tyre.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment