1Masat disiplinore që Komisioni Disiplinor mund t’i propozojë Këshillit Drejtues për drejtorin ose pedagogët e brendshëm janë:
avërejtje me paralajmërim;
bvërejtje publike;
culje në pagë deri në një maksimum prej 40 për qind, për një periudhë që nuk e kalon një vit;
çpezullim nga detyra me pagesën e një page minimale, siç përcaktohet në aktet nënligjore, për një periudhë specifike nga tre muaj deri në një vit;
dlargimin nga detyra.
2Rregullimet e parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” aplikohen për aq sa gjejnë zbatim.
3Ndaj vendimit të Këshillit Drejtues bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.