1Shkeljet disiplinore, që mund të kryhen nga kandidatët për magjistratë, përcaktohen hollësisht në rregulloren e shkollës. Masat disiplinore, që jepen për këto shkelje ndaj kandidatëve për magjistratë, janë:
avërejtje;
bvërejtje me paralajmërim;
ctransferim nga vendi i praktikës profesionale;
çulje të “bursës së shkollimit” deri në masën 30 për qind të shumës totale, për një periudhë nga 3 deri në 6 muaj;
dpërjashtim nga shkolla.
2Masat disiplinore, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” jepen nga Drejtori i Shkollës, kurse ato të parashikuara në shkronjat “ç”, dhe “d”, të pikës 1, këtij neni, jepen nga Komisioni Disiplinor, me propozimin e Drejtorit të Shkollës, ose të jo më pak se 3 prej anëtarëve të Komisionit Disiplinor.
3Asnjë masë disiplinore nuk mund të jepet pa u dëgjuar më parë personi që procedohet.
4Masat disiplinore, të dhëna nga Drejtori i Shkollës, mund të ankimohen në Komisionin Disiplinor, kurse ato të dhëna nga ky i fundit mund të ankimohen në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës brenda 10 ditëve nga data e komunikimit. Ankimi i bërë nuk e pezullon zbatimin e masës disiplinore për vitin e parë dhe të dytë.
5Masa disiplinore nuk mund të jepet kur ka kaluar 1 vit nga kryerja e shkeljes.
6Masat disiplinore, të dhëna sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij neni, shlyhen pas një viti nga data e dhënies së tyre. Masat disiplinore, të dhëna sipas shkronjave “c” dhe “ç” shlyhen pas dy vjetëve nga data e dhënies së tyre.
7Rregullat e hollësishme për procedimin disiplinor të kandidatëve për magjistratë caktohen nga rregullorja e shkollës, e cila publikohet në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës.
8Procedimi disiplinor për kandidatët për magjistratë gjatë periudhës së praktikës profesionale të vitit të tretë bëhet sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
9Procedurat dhe vendimet e marra për procedimin disiplinor të kandidatëve për magjistratë pasqyrohen në dosjen e tyre personale.