1Pranë Shkollës së Magjistraturës vepron administrata, e cila ndihmon në realizimin e misionit dhe funksioneve të shkollës.
2Administrata e Shkollës së Magjistraturës drejtohet nga kancelari, i cili përgjigjet para Drejtorit të Shkollës.
3Personeli administrativ i Shkollës së Magjistraturës ka statusin e nëpunësit civil, në bazë të dispozitave të ligjit “Për nëpunësin civil”.
4Shkolla e Magjistraturës punëson punonjës administrativë, sipas rregullave të Kodit të Punës.